14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Trump: E kemi kapur Maduron, po e largojmë nga vendi!

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer “sulme të gjera ushtarake kundër Venezuelës” dhe se kanë “kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij”.

Trump e bëri këtë njoftim përmes një deklarate në rrjetin e tij social Truth Social, tekstin e plotë të së cilës e sjellim më poshtë, transmeton Indeksonline

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një operacion të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe nxjerrë nga vendi.

Ky operacion është realizuar në bashkëpunim me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi ai.

Related posts

Kryediplomati gjerman: Kosova është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

dardanianews

Pamje që të lë pa fjalë: Polici shqiptar sfidon flakët dhe shpëton 3 jetë! VIDEO 👇

dardanianews

Ky është tuneli që shkurton rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë

dardanianews