Rezart Veleshnja ishte një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të tretë të BBVK, ndonëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, pasi ai u përjashtua përmes një zarfi.
Rezart Veleshnja ishte një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të tretë të BBVK, ndonëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, pasi ai u përjashtua përmes një zarfi të zi pas shkeljeve të përsëritura të rregullave e së fundmi pas një tjetër rasti me banoren Xheneta Fetahu.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë u komentua një sjellje tjetër e Rezartit, këtë herë me banoren Sara Kolami. Gjatë një momenti në oborr, Rezarti dhe Gjesti tentuan të hidhnin Sarën në pishinë, ndërsa kjo e fundit reagoi keq ndaj këtij veprimi duke i treguar Rezit dhe Gjestit limitet e saj dhe se nuk e miratonte një veprim të tillë nga djemtë kundrejt saj e mbi të gjitha pasi ishte një veprim aspak etik që do të bënte të ndihej keq dhe të atin e saj.
Fansat e Rezartit kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke postuar foto të Sarës të marra nga rrjetet e saj sociale ku ajo shfaqet me të brendshme shpesh herë, pasi është imazh i një linje veshjesh të brendshme.
“Me sa duket brekët s’paska problem me i nxjerrë, apo babi s’ka Instagram vetëm TV, meqë i bëri namin çunave”, shkruhet në postimin që është shpërndarë edhe në llogarinë e Rezartit, teksa ai ende ishte në BBVK, e së fundmi që ka rimarrë në dorë Instagramin e tij, ish banori e ka ripostuar këtë postim në Instastory.
Megjithatë, përpos dinamikave të lojës së BBVK dhe mes banorëve, është e rëndësishme të kuptohet që limiti i prekjes fizike (dhe jo vetëm) caktohet nga vet individët dhe është i ndryshëm për secilin prej nesh dhe veprime të tilla patjetër duhet të kenë miratimin e palëve të përfshira, si pjesë thelbësore të marrëdhënieve njerëzore.