November 13, 2025
DardaniaNews
Showbiz

U shpërfytyrua nga motrat Berisha, Klea Prenga zbulon gjendjen e plagëve! Citon

Klea Prenga, e cila u sulmua brutalisht disa ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto që tregojnë përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësor.

Në këto imazhe, duket qartë se plagët e marra kanë filluar të shërohen, edhe pse shenjat e dhunës janë ende të dukshme.

Prenga është duke marrë trajtimin e nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimet që pësoi gjatë sulmit. Përkrah fotove, Klea ka ndarë një mesazh frymëzues me ndjekësit e saj, duke cituar këtë frazë nga Bibla.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo.

Kujtojmë se policia ka sekuestruar dy automjetet që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga. Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur.

Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia. Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.

FOTO GALERi

Related posts

Publikohet video që Ilnisa nuk do të donte, ajo shihet duke përqafuar këngëtarin serb

dardanianews

Ganiu i reagon të dashurës së Bucit pas eliminimit: Falja sonte se i vjetër, ka gabu

dardanianews

Valon Maloku flet për puthjen e famshme me Drenusha Latifin para shumë vitesh: Ajo më ka puthur, unë jo

dardanianews