Prezantuesja Arbana Osmani ka qenë sëfundmi e ftuar në festivalin e filmit ndërkombëtar në Kosovë Prifest 2021.
Pjesë e këtij festivali ishte edhe regjisori Eduard Grishaj dhe partneri i saj.
Përpos pyetjeve për Big Brother Vip, nga ku prezantuesja zyrtare tashmë, nuk ka zbuluar asgjë, një pyetje ngacmuese e gazetarit të ATV ka qenë edhe rreth raportit të saj me moderatoren Luana Vjollca.
Javë parë në portalet online u fol se midis dy moderatoreve kishte një krisje dhe kjo sipas disa komenteve thumbuese që ato bënë në instagram rreth formateve që drejtonin.
Madje u mendua se raporti ishte përkeqësuar kur u përfol se të dyja ishin pretendente për moderimin e Big Brother Vip.
Arbana ka vendosur të përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke zgjedhur të mos bëj reagime rreth lajmeve të shkruara.
Ajo ka thënë se “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë!