17.5 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Ups! Egli Tako nxjerr ‘zbuluar’ produksionin: Firmosëm të mos përmendej Xheneta (Video)

Teksa Egli Tako debatonte me tone të larta me Gertën dhe Valbonën, mesa duket përmendi diçka të ndaluar nga Vëllai i Madh, duke qenë se menjëherë erdhi vërejtja, tashmë e njohur për të gjithë: Kujdes mikrofonin!

Kjo ka bërë që Egli, në gjaknxehtësi e sipër të tregojë për një kontratë që mesa duket të gjithë banorët janë detyruar të firmosin: Emri i Xhenetës, ish të dashurës së Gjestit, nuk duhet të përmendet.

‘Jo, jo, jo, mos më thoni mua ‘Kujdes’. Kujdes t’i thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.

Kjo vërteton shkrimin e “Pamfleti”, sipas të  cilit, Xheneta dhe producentët e Vëllait të Madh nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Për këtë arsye, pas intervistës në Fan Club, ish-banorja e Big-ut të Kosovës u shpall ‘Non grata’ nga TCH.

Related posts

Hakohet faqja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, publikohet foto e Gjestit

dardanianews

Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë

dardanianews

Pas ndarjes nga burri Violeta po bën jetë luksi, sjell imazhet nga jahti luksoz

dardanianews