14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Upss! Egli ia shuan shpresat Gjestit?

Debati mes Eglit dhe Gjestit ka vazhduar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi Egli kërkon sqarime për tekstin e këngës që Gjesti po shkruan.

Duke qenë se dyshja kanë pasur një afrimitet të madh, Egli e pyeti drejtpërdrejt për kujtdo i është dedikuar kënga dhe e akuzoi se po gënjen.

Një nga pikat që ngriti Egli ishte përdorimi i shprehjes “Çupëza ime”, një fjalë që sipas saj është shumë specifike dhe ka një domethënie të veçantë. Ajo kërkoi të dinte për kë e kishte shkruar.

Gjesti u mundua ta shpjegojë: “Sa herë e thoshte dikush këtë fjalë, më bënte të ndihem mirë dhe më jepte emocione”.

Por, Egli nuk u bind dhe e vijoi presionin: “Ajo ta thoshte ty ‘çupëza ime’?”

Gjesti pranoi se kjo shprehje kishte krijuar një energji të mirë mes tij dhe dikujt. Kur Egli e pyeti për fjalën “Kuptomë”, Gjesti tha se ishte një fjalë që dikush e përdorte shpesh dhe i dukej interesante.

Egli e akuzoi hapur:”Ti luan shumë fort, por nuk më meriton dhe nuk do të më kesh kurrë! Unë jam ndier shumë keq nga ajo që ke bërë”.

Gjesti reagoi duke i thënë: “Ti je bërë keq nga mendimet e tua, po hiqmu, pashë Zotit”.

Pavarësisht tensioneve, Egli u shpreh e vendosur: “Unë nuk shkel veten për askënd”.

Debati mes tyre vazhdon të krijojë tension në shtëpi, ndërsa fansat ndjekin nga afër çdo zhvillim mes dyshes.

Related posts

Bledi Mane kundër bashkimit kombëtar

dardanianews

E “zbulon” Linda: Buci dhe Santiana kanë një aferë jashtë

dardanianews

Vesa shfaqet atraktive në imazhet e reja pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2

dardanianews