18 C
New York
June 3, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ushtria amerikane prodhon armën sekrete, nuk e përballon askush! (Video)

 

Ushtria amerikane është duke prodhuar një armë të fshehtë sonike, e cila e lë shënjestrën të paaftë për të komunikuar. Arma nuk është vdekjeprurëse, por mund të shkaktojë probleme te medha e thuhet se askush, nuk i bën dot ballë. Pajisja që bllokon zërin, e pagëzuar AHAD, mund të mbahet në krahë dhe përfshin një mikrofon të fuqishëm i cili regjistron zërin e objektivit, e amplifikon, pastaj ia kthen mbrapsht. Zëri kalohet në dy pista: njëra është pothuajse njësoj me origjinalin, tjetra ka një vonesë prej disa qindra milisekondash duke krijuar nje jehone corientuese. Një patentë e regjistruar për sistemin AHAD u miratua në fillim të kësaj vere. Në të shpjegohej se “për shkak të efektit të vonuar të reagimit audio, përqendrimi i folësit do të ndërpritet, duke ia vështirësuar komunikimin”. /top-channel.tv/

 

Related posts

A do të aderojë Milaim Zeka në VV, kjo është përgjigjja e tij

dardanianews

Kush e kishte urdhëruar vrasjen e Gërvallës dhe kush e vrau Qerim Kelmendin? Tregon Ibrahim Kelmendi

dardanianews

Ekskluzive: Video kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë

dardanianews