24.2 C
New York
July 18, 2025
DardaniaNews
ShowbizSociale

Vajzat hynë në burg si psikologe për të bërë eskortën, kanë edhe fëmijë me kriminel

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka folur hapur për mënyrat se si vajzat e reja përfshirë edhe figura të njohura të showbizit si modelet apo influencueset arrijnë të hyjnë në burgje për të realizuar takime të posaçme me emra të njohur të botës së krimit.

Ai solli raste konkrete dhe detaje për mënyrën sesi funksionon ky fenomen, i cili nuk është i ri. Ai tha se para disa vitesh vajzat hynin në burg si psikologe dhe zhvillonin takime me të burgosurit në përfitim të parave. Më tej shton se në disa raste këto vajza kanë pasur dhe fëmijë me eksponent të ndryshëm kriminal.

“Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, hynin dhe si psikologe ose si trajnuese brenda. Hyjmë te problemi tjetër që pastaj duheshin ndërruar psikologët se kishin probleme. Ata që janë brenda përdorin 1 mijë forma sidomos ata që kanë para. Një personazh i njohur i showbizit nuk shkon aty se ka dashuri për atë. Nuk përbën ndonjë çudi, se në fund të fundit ata kanë krijuar dhe kanë bërë fëmijë në burg”, tha Hoxha.

Ai theksoi se, ndonëse ekziston një procedurë për miratimin e vizitave, ajo mund të anashkalohet me lehtësi.

“Është dhe dikush që e jep miratimin edhe në fakt duhet ndjekur kjo gjëja se kush e jep nga institucioni. Të dënuarit kanë të drejta të kenë takime të tilla. Të paraburgosurit jo”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, ndikimi i fuqisë financiare dhe lidhjeve jashtë burgut luajnë rol vendimtar në mundësimin e këtyre kontakteve.

“Këta që kanë hyrë tani, këta që janë bosët duhet thënë se këta kanë një buxhet të madh. Duke pasur sasi të madhe parash dhe duke qenë se kanë infrastrukturën e tyre jashtë, ata i kanë kontaktet dhe ata i thonë shko atje dhe ato shkojnë. Ato nuk kanë tarifa fikse, varet kush të thërret dhe ku shkon”, theksoi ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua një skandal në burgun e Drenovës, i cili është përshkruar si një “kabare”, pasi Ziza Pajaziti dyshohet se ka vizituar të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiun, për një takim special.

Related posts

“Stresi, Stresi” – Xuxi nuk e lë të flasë Xhulin, brohoret emrin e këngëtarit nga Shqipëria gjatë transmetimit live

dardanianews

‘Hallakatet’ Linda Halimi, shfaqet pa të brendshme në pamjen e fundit /VIDEO 🔥🔥

dardanianews

Larg nga ai Linda Halimi uron bashkëshortin për ditëlindje

adminkosova