25.2 C
New York
July 1, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Valon Syla reagon për denoncimin: Ky rast nuk ka të bëjë me boksa e shkelma

Pas dy ditësh qëndrimi në qeli, gazetari Valon Syla ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me arrestimin e tij, i cili ngriti shumë polemika dhe trazoi rrjetin.

Në një status të gjatë në Facebook, Syla tenton të sqarojë se ngjarja nuk ka të bëjë me “dhunë” në kuptimin klasik të fjalës, por me një “fjalosje” dhe “ngrehje krahu”, për të cilën kërkon falje publike, në veçanti për të dashurën, nënën e saj dhe familjet përkatëse.

“E dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm. Ky rast nuk ka të bëjë me boksa e shkelma… por me një ngrehje krahu,” shkruan Syla, duke e quajtur ndalimin e tij si pasojë të një presioni politik që erdhi pas përfshirjes publike të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pas 5 orësh që isha liruar, policia më ktheu prapë në stacion. Nuk kishte ndodhur asgjë e re. Ishte thjeshtë presion politik. E dashura ime s’e kërkoi këtë masë, e as s’pajtohej me të,” thekson ai, duke aluduar për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të pushtetit në raste private.

Syla shkon edhe më tej, duke thënë se është lincuar publikisht pa u ngritur ende aktakuza dhe pa kaluar në proces gjyqësor. “U lincova si monstrum i dhunshëm… edhe dashnia po do me na çu në burg.”

Ai e konsideron të padrejtë faktin që u arrestua për “dhunë në familje”, duke thënë se nuk jeton bashkë me të dashurën dhe nuk ka marrëdhënie familjare në kuptimin ligjor.

Në fund, ai thotë se beson në drejtësi dhe paralajmëron se do të flasë në detaje “ditëve në vazhdim në TV”, ndërsa nuk ngurron të bëjë ironi edhe me publikun:

“Unë s’kam rreh as në shkollë fillore e as të mesme… por që nuk besoni, thirrëmini kur keni probleme me gra – nashta edhe ja u ndihmoj që përnime ja u merr mendja,” përfundon Valon Syla.

Related posts

Arben Vitia e Përparim Rama takohen në shesh, përshëndesin njëri-tjetrin pas votimit

dardanianews

SANTIANA E ETUR PAS GJENITALIT TË BUCIT – E KUPTONI MË MIRË KUR E SHIKONI VIDEON

dardanianews

Limaj tregon për herë të parë bisedën sekrete me Rugovën pas përfundimit të luftës

dardanianews