3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vazhdon debati: Bekim Haxhiu me akuza të rënda ndaj Xhelal Sveçlës: Është dezertor, ka ikë prej luftës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur dezertor ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, lidhur me raportimet se ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ndërsa komentoi reagimet e Sveçlës rreth rastit të arrestimit të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, tha se deklaratat e tilla janë tejet shqetësuese.

”Duket sipas deklaratave edhe të vet Faik Fazliut, që edhe në stacion të policisë ka pasur kërcënime se ”Çka lyp ti në Prizren?. Për mua më shqetësuese bën deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, [Xhelal Sveçla] apo kryepolicit të Kosovës, që invalidin e luftës e parafrazon si të fortë”, tha Haxhiu.

”Për këtë pushtet, për Lëvizjen Vetëvendosje, invalidi i luftës nuk është person i cili ka sakrifikuar gjymtyrët e trupit për lirinë e atdheut. Por, është mendësi apo koncept që invalidi i luftës është i forti”.

”Një reagim edhe më skandaloz ishte, reagimi i burrit të ministrit të Drejtësisë. Besoj shumë që atë reagim nuk e ka bërë burri i ministres, por e ka shkruar dikush në emër të tij, por dikush nga byroja politike e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu është pyetur se a ishte pjesë e UÇK-së, Xhelal Sveçla.

” Po raportohet tash se Sveçla ka qenë pjesëtar i UÇK-së? – A ka qenë, a s’ka qenë?”, është pyetur ai.

”Po e njoh unë sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së”.

”Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë”.

”Ligji për dezertor e përcakton se s’mund ta ketë statusin e veteranit”./klankosova/

Related posts

Ukraina “mbushet” me avionë luftarakë: Dikush i dha Kievit Mig29, nisen armatime të reja

dardanianews

Linda Halimi e revoltuar me racizmin e amerikanëve: Mendoja se ishte toka e ëndrrave, kur erdha këtu pash realitetin e kundërt

dardanianews

Hiqen dyshimet, Atdheu dhe Bora kapën mat në Tiranë

dardanianews