1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Vetëvritet në burg profesori universitar i VV’së!

Në mars të vitit 2020 profesori Sulejman Meta është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në dyshimeve për tentim përdhunimi të një të miture. Ndërsa, sot është raportuar se ka kryer vetëvrasje në burg gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.

Sulejman Meta ishte njëra nga figurat kryesore të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë, që Albin Kurti, pati proklamuar anëtarësimin e profesorit Meta bashkë me disa profesorë të tjerë universitarë. “Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë. Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës”, pati bërë të ditur Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës.

Këta profesorë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje konkretisht më 2 tetor të vitit 2018. Dyshohej se profesori Meta ka arritur të mashtrojë të miturën, por është ndalur nga nëna e saj.

Related posts

20 vjeçarja në Prishtinë kërcen nga kati i 4-të, vdes nga plagët në QKUK

dardanianews

Ekskluzive: Pamje kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje 18 vjeçari nga Podujeva

dardanianews

Horror në Durrës, 19-vjeçarja e vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë

dardanianews