0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

VIP-at në plazh/ Nga pushimet seksi të Olta Gixharit, te përkëdheljet e Nora Istrefit nga meshkujt, si dukeshin vajzat e showbizz-it vite më parë

Plazhi është kryefjala e këtij gushti, ndaj edhe të gjithë janë arratisur për disa ditë diell dhe det, për të shijuar kështu pushimet. Të njëjtin destinacion kanë zgjedhur edhe VIP-at tanë, ku në rrjetet sociale na kanë zbuluar edhe destinacionet e tyre këto ditë të nxehta.

olta-gixhari hygerta sako nora istrefi

Por nëse në “Instagram” tregojnë fotot e kuruara, vite më parë, personazhet e njohura vinin në faqet e “Panoramës” pa filtra dhe kurim, duke u fotografuar nga paparaci ynë buzë detit.

Të shkujdesur, me ndryshime në pamjen e tyre dhe ashtu si vështirë se i shohim më në ditët e sotme. Le të shohim edhe njëherë si dukeshin VIP-at tanë vite më parë, buzë detit.

Olta Gixhari, pushime seksi dhe plot adrenalinë

Olta Gixhari na e ka treguar edhe ditët e fundit pasionin që ka për ujin, detin, por edhe sportet. Kështu ka qenë edhe vite më parë për aktoren, që zgjidhte jugun e vendit për të shijuar ditët e verës.

olta gixhari7

Edhe atëherë si sot, aktorja ishte në kërkim të adrenalinës. Si gjithmonë, me rroba banjo aktorja e njohur binte në sy edhe për linjat e kolme, shumë seksi.

olta gixhari4

Si duket, ajo preferonte xhirot me motor uji, ku zgjidhte ta drejtonte vetë. Si mund ta dallojmë, bikini minimalisht kanë qenë të preferuarit e saj edhe shumë vite më parë.

Klea Huta zgjidhte sportin në vend të detit

Me siguri gati-gati nuk do ta njihni Klea Hutën në këtë foto të bërë rreth 7 vite më parë.

klea huta3

Ajo preferonte të luante volejboll në plazh dhe pamja e saj pa make up, është shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim në ekran, por ky version i Kleas ujë e sapun, ne na pëlqen shumë.

Sot Klea është bërë nënë dhe në pushimet e saj është gjithnjë edhe Krid.

klea huta

Megjithatë, moderatorja nuk e ka humbur natyralitetin e saj, duke vijuar të qëndrojë e pandryshuar në imazhin e saj.

Hygerta Sako përpara se t’u rikthehej linjave perfekte

Hygerta Sako, një nga ish-miss-et e përjetshme shqiptare, ku bukuria është prezente edhe sot. Në këtë foto është rreth 10 vite më parë, me vajzën që asokohe ishte akoma e vogël.

hygerta sako1

Po ta krahasojmë Hygertën në atë kohë me tani, padyshim që tani është më në formë, linjat i ka më të mira dhe në përgjithësi vijon të jetë një person plot energji, që e bën me shumë dëshirë punën e saj në ekran si drejtuese e një emisioni sportiv.hygerta sako

Vetëm pak ditë më parë, Hygerta festoi 46-vjetorin dhe duhet thënë linjat e saj sa vijnë e përmirësohen.

Nora Istrefi përkëdhelet nga meshkujt në ujë

Nora Istrefi prej vitesh ka frekuentuar jugun e vendit. Vite më parë, ajo zgjidhte të pushonte me bashkëshortin e saj, Robert Berisha. Por edhe kur ishte e vetme, vëmendja nuk i mungonte.

nora istrefi

Këngëtarja kosovare është përkëdhelur në plazhin e Dhërmiut me një dyshek plazhi dhe e rrethuar nga disa djem që i shërbejnë në mënyrë që këngëtarja seksi ta shijojë sa më shumë plazhin.

nora istrefi1

Për disa minuta, djemtë kanë qëndruar pranë saj, duke i plotësuar të gjitha dëshirat Norës. Sot pushimet e saj janë krejt ndryshe, teksa këngëtarja zgjedh të jetë më diskrete në vendet ku do pushon, e mbi të gjitha personat që i rrinë pranë.

nora istrefinora istrefi3nora istrefi4nora istrefi2

 

Related posts

Gjesti ka tradhëtuar Eglin? Ja çfarë po flitet në rrjet

dardanianews

Sara habit me reagimin pasi Ledri foli për ndarjen

dardanianews

Xhuli krejt ndryshe pa grim, pamja e saj lë për të dëshiruar

dardanianews