3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vjen parashikimi befasues: Ja pse Vjosa Osmani do të kthehet në LDK, ky është problemi i saj

E tha ditë më parë, por kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka përsëritur qëndrimin e tij, “Vjosa Osmani do të kthehet në LDK”.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë për mediat në Shqipëri, Avdullah Hoti tha se aktualisht Osmani ka zgjedhur një rrugë tjetër, por e ka gjithmonë derën të hapur për t’u rikthyer.

“Ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër. Mendoj që edhe atë edhe mua, disa prej figurave më të reja në parti, partia na ka privilegjuar, unë kam qenë kandidat për kryeministër në 2017, të njëjtën gjë, partia e ka nderuar, i ka dhënë mbështetjen Vjosës vitin e kaluar.Tani ajo bëri një zgjedhje tjetër, unë besoj se pas një kohe ajo do të kthehet në LDK. Dera është komplet e hapur, njerëzit vijnë dhe shkojnë, plot figura janë kthyer në LDK”, deklaroi kryeministri Hoti.

Por sa ka gjasa që të ndodhë një gjë e tillë, kur tanimë Vjosa Osmani ka paralajmëruar edhe formimin e një partie politike?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe publicisti, Rexhep Shahu.

Image

Rexhep Shahu

“Kryeministri Hoti ka fole si fisnik e si kalores i vërtetë për zonjën Osmani dhe largimin e saj. I ka thënë zj. Osmani se ne jemi produkte të LDK-së dhe pa LDK-në ne do te ishim dy emra jo të njohur në publik si personazhe politike. Edhe Hoti ka qenë i nominuar për kryeministër nga LDK para zj Osmani. Është ndershmëri kur pohon se partia na ka privilegjuar se në fakt i ka privilegjuar. Në asnjë rrethanë nga asnjë kalkulim Vjosa Osmani nuk do të ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës nëse në atë post nuk do ta vendoste LDK”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Shahu e ka paralajmëruar Osmanin se largimi nga LDK, nuk do të jetë në të mirë të saj.

“Vjosa ende po matet me hijen e mëngjesit, ende mendon se ka vlera e vetme, ende beson se merr vota pa u mbështetur në siglën LDK. Është e drejtë e saj ta provojë. Por përvoja ka treguar se pa mbështetjen e LDK-së shuhen e treten drejt anonimatit politik pothuaj te gjitha figurat që braktisin LDK-në, apo cdo parti të madhe demokratike, dhe kjo është provuar. Vështirë të harrohet kompetenca dhe autoriteti i akademik Dacit si kryetar i Parlamentit të Kosovës, por pa LDK, u sfumua politikisht, nuk beri shtëpi të madhe politike dhe mbeti anash. Të nijetin fat dhe më të trishtë do ta ketë edhe zj.Osmani jashtë LDK-së. Nëse ajo nuk mendon kthimin në LDK, do ta harrojë edhe ajo veten e saj shpejt dhe do ta pyesë ndonjë ditë, a vërtetë kam qenë kryetare e Kuvendit të Kosovës”, shprehet Shahu.

“Ajo sot shpreson në aleanca me parti apo individë të tjerë të fortë ndoshta. Por askund nuk do të jetë në shtëpi të saj si në LDK, kudo do të jetë e huaj dhe do të përdorët e keqpërdoret e do të zhgënjehet”, deklaron më tej Shahu.

Për fund, analisti Shahu ka treguar se cili është problemi kryesor i Vjosa Osmanit, duke paralajmëruar se do të rikthehet përsëri në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mendoj se Vjosa Osmani ka një problem me veten. Ajo bën viktimën, i pëlqen statusi i viktimës. Ajo flet me gisht tregues, ua drejton të tjerëve gishtin tregues ndërsa flet. Kjo sipas një nobelisti të madh, Brodski, është të fajësosh të tjerët. Gishti tregues drejt tjetrit është logo e viktimës së etur për të fajësuar të tjerët dhe Vjosa jo pak fajëson. Vjosa kërkon mëshirën e të tjerëve e kjo nuk është e drejtë. Por unë besoj se ajo do të provoje, do të endet dhe ka për të thënë se nuk ka si shtëpia jote e do të kthehet në LDK duke thëne se u krijuan kushtet për tu kthyer. Ajo ishte vlerë në LDK po të dinte masën dhe te synonte më pak dhe jo kaq shpejt majat.Harrohet se jemi kalimtarë të gjithë, të zevendesueshëm të gjithë”, përfundon Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Osmani ka njoftuar se është në proces të ndërtimit të një iniciative qytetare, e cila sipas saj, do të bashkojë njerëzit që kanë integritet e profesionalizëm.

“Jemi duke diskutuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet dhe profesionalizëm. Këto janë dy kritere të thjeshta. Nuk është se jemi duke parë si opsion të vetëm riciklimin e figurave aktuale publike, sepse thellë besoj se njerëzit më të mirë i kemi jashtë politikës. Njerëzit më të mirë i kemi në sektorin privat, në shoqëri civile, i kemi deri diku në botën akademike, janë njerëz të rinj shumë prej tyre me integritet, ata që duhet ta kenë mundësinë t’u hapen dyert e institucioneve për ta dhënë një kontribut. Të kemi një lloj freskimi me njerëz me integritet e profesionalizëm, brenda institucioneve, në Kuvend e Qeveri e gjetiu. Jemi në këtë proces, por për momentin ende janë faza fillestare e diskutimeve të idesë”, ka thënë ish nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

 

 

Related posts

Mjeku nga Berlini: 90 për qind e pacientëve në Gjermani e kaluan COVID-19 pa trajtim spitalor

dardanianews

Gjukanoviq: Vuçiq e ka tejkaluar Millosheviqin, do e donte Kosovën por pa shqiptarë në të

dardanianews

Lajmi i fundit: Aleksander Vuçiq kërcënohet me vdekje nga…

dardanianews