Rinia është ardhmëria jonë andaj përkrahni për të ardhmen tuaj! Përkraheni Arjanit Lekaj, të riun nga Lumbardhi i cili posedon të gjitha cilësitë e një njeriu të urtë; ndershmërinë, profesionalizmin, përkushtimin njerëzorë e këmbëngulës aq sa edhe modest, që t’i realizoj nevojat që dalin për qytetarët tanë Deçanas të cilët meritojnë të jenë shembull i përparimit ekonomik dhe zhvillimit, me ato figura aq emblematike dhe të pavdekshme që ishin dikurë prijetarë dhe shembull për tër Kosovën e më gjerë. Për ti dhuruar këto vlera duhet shumë punë që të jemi largë situatës së sotme korruptive, një degradim i pa fund i moralit njerëzorë në të gjitha drejtimet. Këti shërbimi qytetar, Arjaniti i është ofruar si alternativë më e mirë përmes LDK –së në zgjedhjet e 17. Tetorit si kandidat për Asamblenë Komunale me kryetare Hyrije Dobruna në Deçan. Virtytet e larta të Arjanitit përputhen dhe janë në harmoni të plotë me traditën dhe programin e LDK-së. Këto cilësi i ka të trashëguara edhe nga familja e cila i qendroj besnike LDK-së në të gjitha periudhat e rrugëtimit historik të sajë në periudhat më të vështira, madje edhe atëherë kur eliminoheshin në pusi e pa gjurmë shumë atdhetarë rrezistent vetëm pse ishin prijetarë dhe veprimtarë të LDK-së,dhe mbrojtës të atyre vlerave që nga dekadat e hershme e deri në luftën e fundit dhe kjo e keqe vazhdoi edhe pas saj. Familja e gjerë Lekaj nga Lumbardhi qendroj stoike, i hetoi me kohë prioritetet përparimtare e kombëtare për atdheun dhe ishte shembull për një zonë të gjerë komunash dhe e pa lëkundur. Në momente më të vështira ju priu disa proqeseve shumë të rëndësishme në komunen e Deçanit dhe që kishin karakter kombëtarë. Arjaniti ndonse i ri në moshë dhe i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, ishte mbështetës i fuqishëm dhe besnik i këtyre vlerave. Ka ardhur koha që ta vlersojmë këtë dhe ta shpërblejmë Arjanitin me mbeshtetjen tonë!


