2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vrasësi i shtatzënës refuzoi dorëzimin, pas 44 orësh në arrati vrau veten në shtëpinë e tij

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ka refuzuar të dorëzohet në Polici dhe ka vrarë veten. Aktin e vetëvrasjes, ai e ka kryer në shtëpinë e tij në Shtime. Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të këtij rasti që tronditi vendin.

Pas 44 orësh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo ka ndodhur përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.

Ai bëri me dije edhe se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së Halilit.

Dyshohet se Halili kishte vrarë gruan e tij, Hamiden, të mërkurën para

Related posts

Lajmi fundit: Arrestohet Agim Ademi

dardanianews

Adoleshenti shkon me dhimbje të tmerrshme në spital, mjekët shokohen kur shohin çfarë kishte në stomak

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Ja kur do te mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

dardanianews