23.2 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Vrau 3 vajzat, “nëna monstër” kishte një lidhje jashtëmartesore

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një nënë e re ka vrarë tre vajzat e saj të mitura.

Sipas asaj që raporton Protothema.gr, Roula Pispirigou, e cila u la në paraburgim me akuzën e vrasjes së vajzës 9-vjeçare dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Sipas mediave të huaja lidhjen “nëna monstër” ia ka treguar burrit të saj, Manos Saskalakis, teksa ky i ka kërkuar divorcin. Kjo periudhë është në kohën kur Georgina u shtrua për herë të parë në spital.

Mars 2021, Malena tashmë ka vdekur, Irisi ishte ende gjallë. Manos mëson për një lidhje jashtëmartesore të Roulës, një lidhje të shkurtër që Roula Pispirigou kishte me një burrë nga Patras. Manos Daskalakis e mori vesh, e pyeti dhe Roula Pispirigou rrëfeu. Manos në atë kohë ishte në një lidhje paralele”, tha gazetarja Kelly Heinoporou.

Gazetara shton se Manos kërkoi divorcin, po një tjetër tragjedi ndodhi në familjen e tyre.

“Manos del nga shtëpia, shkon te një avokat për një kërkesë divorci. Por ai nuk e arrin dot, sepse më 21 mars 2021, Irisi vdiq në krevatin e saj. Manos kthehet në shtëpi për 2-3 ditë dhe largohet sërish. Disa ditë më vonë, më 5 deri më 7 prill, Roula Pispirigou zhduket nga shtëpia, shkon te Georgina dhe kërcënon t’i japë fund jetës. Manos Daskalakis nuk i intereson, shkon te avokati sërish për divorc dhe më 8 prill 2021, Georgina shtrohet në spital dhe më 11 prill ndodhet në ICU me një dëmtim shumë të rëndë në tru”.

Related posts

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane është kundër restaurimit të shtëpisë së tij

dardanianews

Ja çfarë do të ndodhë sonte në BBVK

dardanianews

U pickua nga merimanga “violinë”, humb jetën 23-vjeçari

dardanianews