Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore dhe anatomike, “virgjëria” nuk ekziston në mënyrën siç ajo konceptohet tradicionalisht. Bazuar në këtë fakt, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një apel në British.
Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare
Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore dhe anatomike, “virgjëria” nuk ekziston në mënyrën siç ajo konceptohet tradicionalisht. Bazuar në këtë fakt, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një apel në British Medical Journal, duke i kërkuar qeverisë britanike të ndalojë praktikat e testimit të virgjërisë – procedura invazive, jo shkencore dhe shpesh traumatike, që synojnë të “verifikojnë” nëse një vajzë ka pasur marrëdhënie seksuale.
Mjeku anestezist shqiptar, Skerdi Faria, u shpreh se nuk është aspak i befasuar nga ky qëndrim i një institucioni prestigjioz ndërkombëtar:
“Për fat të mirë që më në fund një institucion i tillë i dha vulën shkencore kësaj çështjeje. Këto janë mentalitete të vjetra që, fatkeqësisht, kanë rezistuar në kohë.”

