22 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Xheneta Fetahu thotë se është përballur disa herë me Gjestin: E kam uruar edhe për ditëlindje, por nuk ma ktheu

 

Ajo zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.

“Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha modelja shqiptare, duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë.

Foto: Screenshot/Instagram

E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje.

“Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, kur janë parë nga afër, Gjestin e ka ndjerë në siklet: “Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.

Deklaratat e Xhenetës kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes saj dhe Gjestit, që duket se nuk është shuar as pas përfundimit të reality shout. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/

 

Related posts

Kjo është historia e ish-i burgosurit politik që përmendi babain e Drenushës

dardanianews

Yamal ‘kopjon’ Gjestin, reagon ky i fundit

dardanianews

E çara e fustanit të Leonora Jakupi habit ndjekësit

dardanianews