Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndezur rrjetet sociale me një reagim të papritur ndaj projektit më të ri muzikor të reperit Ledri Vula, duke rikthyer në vëmendje zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.
Menjëherë pas publikimit të videoklipit nga Ledri, Xhensila ndau në Instagram Story një fragment nga kënga, duke shkruar thjesht:
“Amazing 🔥”
Ky reagim i shkurtër, por domethënës, ka shkaktuar një valë reagimesh nga fansat, të cilët prej kohësh vërejnë një “kimí të veçantë” mes dyshes.
Spekulimet për një afërsi më të madhe mes tyre nisën pas bashkëpunimit të suksesshëm në hitin “Ma Kthe”, ku energjia mes tyre u vlerësua si shumë më tepër se artistike.
Megjithatë, të dy artistët kanë zgjedhur të mos e konfirmojnë asnjëherë publikisht një romancë, duke mbajtur fokusin te muzika dhe projektet e përbashkëta.
Burime pranë industrisë muzikore thonë se Xhensila dhe Ledri janë pjesë e së njëjtës shtëpi menaxheriale, gjë që shpjegon bashkëpunimin e ngushtë mes tyre — por jo doemos edhe ndjenjat që fansat dyshojnë se ekzistojnë.
Në rrjetet sociale, komentet nuk kanë munguar:
“Janë çifti perfekt”, “Kimia është reale”, “Mos e fshihni më këtë dashuri” – shkruajnë ndjekësit në masë.