1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulohet çka i premtoi Vjosa Osmani, Valdete Dakës që të dorëhiqet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të mirënjohjes.

Këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.

Burimet bëjnë të ditur se Kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.

Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.

Related posts

Pamje dramatike: Kamera Go-Pro e oficerit rus tregon si eliminohen nga ukrainasit

dardanianews

Vuçiq në takim me Scholz: Askush në Evropë deri më tani s’na ka kërkuar njohje reciproke

dardanianews

Spiuni rus shkakton kaos në Hagë, si u zbulua

dardanianews