Pas një periudhe ku u mundua të mbante gjithçka larg syrit të publikut, jeta sentimentale e Xhenetës më në fund ka marrë një drejtim të qartë. Ajo po shijon një romancë të re me një djalë nga bota e biznesit të quajtur Gent.
Lidhja e tyre u konfirmua nga disa fotografi ku dyshja shfaqet mjaft e afërt, përfshirë edhe praninë e tij në festën tejet private të ditëlindjes së saj të 30-të. Kjo histori e re dashurie shpjegon edhe dëshirën e shprehur së fundmi nga Xheneta për t’u bërë nënë, duke treguar se ndihet plotësisht e stabilizuar në jetën personale.

