2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Zbulohet i dashuri miliarder 85-vjeçar i Françeska Jaçes

Në këto informacione kemi zbuluar edhe emrin e avionit privat, i cili në një kërkim del në pronësinë e bilionerit 85-vjeçar Ernest Mario.

Ish banorja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe është një ndër modelet më të komentuara në rrjete sociale. Françeska gjithashtu është shumë aktive me postimet e saj, ku herë pas herë publikon foto ku tregon udhëtimet e makinat luksoze e veshjet mjaft të shtrenjta.

Së fundmi Françeska ka publikuar një video në Tik Tok, teksa tregon pak para nisjes në një udhëtim me një avion privat.

Teksa kemi kërkuar orën e nisjes së fluturimit, zbulohet se udhëtimi ka qenë nga Gjeneva drejt Dubait. Në këto informacione kemi zbuluar edhe emrin e avionit privat, i cili në një kërkim del në pronësinë e bilionerit 85-vjeçar Ernest Mario, i cili mesa duket mendohet të jetë edhe i dashuri i Françeskës.

Ernest Mario është një ekzekutiv i industrisë farmaceutike amerikane dhe fitues i Medaljes së Nderit Remington 2007, dhënë nga Shoqata Amerikane e Farmacistëve.

Related posts

Çka po ndodh? – Mozziku e Ledri shkëmbejnë “sharje nënash”?!

dardanianews

Mbi 20 mijë euro lule! Ja kush është mashkulli që mahniti Luana Vjollcën?

dardanianews

Efi lë papritur shtëpinë e BB VIP, kjo është arsyeja

dardanianews