4.1 C
New York
March 25, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Zbulohet kur do të mbahet dasma e shumëpërfolur në BBVK

Kurioziteti i publikut rreth dasmës së paralajmëruar në Big Brother VIP Kosova më në fund është sqaruar.

Moderatori i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë një lajm të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar se eventi i shumëpritur është shumë pranë.

Në një postim të publikuar gjatë natës në InstaStory, Alaudini ka bërë të ditur se ceremonia festive brenda shtëpisë do të zhvillohet gjatë kësaj jave, pa dhënë më shumë hollësi.

 Alaudin/InstaStory

Njoftimi i tij ka mjaftuar për të ndezur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët prej javësh kanë spekuluar për realizimin e kësaj dasme.

Megjithatë, moderatori ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj shtesë, duke lënë të hapur misterin rreth çiftit dhe mënyrës se si do të organizohet ceremonia, duke e ruajtur surprizën për episodet në vazhdim. /Telegrafi/

 BBVK/Instagram

Related posts

Xhuli ua zbulon një “sekret” konkurrentëve të ardhshëm të BBVK

dardanianews

E papritur: Vesa Vllasaliu po bëhet nënë, madje jo vetëm e një fëmije, flet edhe për emrin e bebushave

dardanianews

Gastronomia nga Tirana: Djemtë e Kosovës po i pëlqejnë gratë mbi 50 vjet

dardanianews