Zbulohet lista e konkurrentëve për “Ferma VIP 3”
“VIP Farm” rikthehet këtë të premte me sezonin e tretë dhe, si zakonisht, para nisjes zyrtare të shfaqjes, fillojnë aludimet rreth emrave që mund të bëhen pjesë e reality show-t.
Por, së fundmi, treshja e “UËTËFË Show” në Andale Media, duket se ka bërë kërkimet e saj dhe ka në dorë listën e personazheve që pritet të hyjnë në fermë këtë vit.
Lista është e gjatë dhe përfshin artistë, aktorë, influencues dhe figura të njohura të ekranit, disa prej të cilëve i njohim mirë.
Ndër emrat e përmendur janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe komediani Elvis Pupa, si dhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimit apo rrjeteve sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ.
Gjithashtu, pjesë e kastit mund të jenë Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.
Ndërkohë, këtë sezon, fokusi nuk është vetëm tek konkurrentët. Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi do të ulen në karriget e komentatorëve.
Sezoni i ri shënon edhe rikthimin e moderatores Arbana Osmani, e cila do të prezantojë programin. Ky rikthim është veçanërisht interesant, pasi është hera e parë që ajo shfaqet në një logo tjetër televizive pas shumë vitesh në Top Channel dhe në një format që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP Albania”, të cilin e ka moderuar për disa edicione.

