13.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
Sport

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany te Bayerni

Tashmë është zbuluar paga marramendëse që tekniku belg Vincent Kompany do të marrë si trajner i ri i Bayern Munichut. Gjatë muajit shkurt ishte konfirmuar se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit 2023-2024.

Që nga atëherë, emra si Xabi Alonso, Erik Ten Hag, Roberto De Zerbi dhe një numër kandidatësh të tjerë, ishin lidhur me një kalim në Bavari.

Pas disa javësh spekulimesh, u njoftua të mërkurën se ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është bërë trajneri i ri i Bayern Munich.

“FC Bayern ka konfirmuar Vincent Kompany si trajnerin e tyre të ri. 38-vjeçari është pajtuar me një kontratë deri më 30 qershor 2027. Ish-përfaqësuesi belg së fundmi ishte trajner i Burnleyt në Premier League”, thuhej në komunikatën e Bayernit.

Tani, është zbuluar edhe paga marramendëse e 38-vjeçarit te Bayerni.

“Bayerni ka zbrazur xhepat e vet për Vincent Kompany. Paga e tij është 7-9 milionë euro në vit me bonuse të përfshira. Për krahasim, paga e Tuchel te Bayerni ishte rreth 9 milionë euro neto për vit plus bonuset.

Paga e Nagelsmann dhe Flick tek Bayerni ishte rreth 6 milionë euro neto në vit plus bonuset”, ka raportuar gazetari Florian Plettenberg.

Related posts

E dhimbshme: Vdes futbollisti shqiptar në Australi, bie nga kati i 8-të i restorantit

dardanianews

Skandali që tronditi Kombëtaren serbe: Sulmuesi i Juventusit, u kap në shtrat me gruan e shokut të ekipit?

dardanianews

Barcelona në ndjekje të Edon Zhegroves?!

dardanianews