20.7 C
New York
April 1, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Zërat se Bora Zemani do i merr vendin në Top Channel, Arbana Osmani ka për të thënë diçka

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.

E nga ana tjetër, Arbana ka ironizuar me Borën duke hedhur një selfie me mbishkrimin: “Po qe se nuk postoj, dijeni se o kap patur punë, ose kam pasur shumë punë. Por, po ju lexoj”, duke dhënë kështu mesazhin se ajo nuk ka hequr dorë nga prezantimi i shfaqjes reality.

Related posts

“Kryente ‘akt rrugaçërie” – Publikohet dokumenti i ish-Sigurimit të Shtetit, tregon detaje për të shkuarën e Parashqevi Simakut

dardanianews

Egli Tako hap zemrën për Gjestin: Një moment që prek thellë

dardanianews

Lajmi i fundit: E konfirmon Sali Berisha, aktori i famshëm Florjan Binaj, kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës.

dardanianews