October 22, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Zhaklina befason për Gjestin: I paharrueshëm, ndryshe nga fituesit e tjerë

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm.

Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si ‘të paharrueshëm’.

“I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo.

Lekatari tutje tha: “Në ndryshim nga fituesit e tjerë ka një moshë shumë të re, nuk është aq i shkolluar, ka limitet e veta, ka krijuar, ka shkaktuar debate ka ngacmuar me pothuajse të gjithë. Ka nxjerr jashtë shtëpisë 3,4 veta me zarf të zi”.

Related posts

Leo dhe Lela darkojnë së bashku, flasin për fejesë

dardanianews

Parashikimi i motit për të dielën

dardanianews

Publikohet video se si Buci i “kallte” dasmat si këngëtar

dardanianews