8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Zhakun e zë frika dhe bën prapakthehu: Burri i Oltës nuk më shantazhoi, më kërkoi të takohesha me të

Përmes një reagimi në rrjete sociale, opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari, shpjegoi si qëndron e vërteta e audios së bërë virale pak orë më parë.

Në një bisedë audio, dëgjohej Zhaklina të shprehej e indinjuar: “Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë.

Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.”Në një reagim të fundit në Instagram, ajo shpjegoi:

“Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë.”

Më pas, shtoi: “Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionit, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve].

Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë,” thotë ndër të tjera ajo.

Related posts

Ja sa vite diferencë ka Buci me të fejuarën e tij Veronën

dardanianews

Zbulohet e dashura e Ylli Limanit, është figurë e njohur (FOTO)

dardanianews

Enca na njofton me të dashurin e ri

dardanianews