4.4 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Zhvillime dramatike: Kina dërgon 74 aeroplanë drejt këtij shteti

Tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit janë përshkallëzuar sërish, pasi Kina ka dërguar 74 aeroplanë ushtarakë drejt Tajvanit nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 61 prej tyre kaluan “vijën qendrore” në Ngushticën e Tajvanit – një veprim që konsiderohet provokues dhe i pazakontë në përmasa të tilla. Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara dhe u shoqëruan nga gjashtë anije luftarake kineze.

Lëvizja ajrore e Kinës vjen menjëherë pasi anija patrulluese britanike HMS Spey kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit, në një veprim të konfirmuar dhe mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Tajvanit si demonstrim i lirisë së lundrimit në ujërat ndërkombëtare. Britania e Madhe theksoi se kalimi u krye sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.Autoritetet kineze reaguan ashpër ndaj lundrimit të anijes britanike, duke e cilësuar një provokim që “minon paqen dhe stabilitetin” në rajon, dhe konfirmuan se trupat e tyre ndoqën nga afër operacionin.

Nuk dihet nëse vendimi i Kinës për të dërguar numër kaq të madh avionësh është një kundërpërgjigje ndaj kalimit të anijes britanike, por zhvillimet tregojnë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në Ngushticën e Tajvanit.

Related posts

Kërcënohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

dardanianews

Carla Del Ponte kërkon urdhër arrest për Putinin: Ai është një kriminel lufte

dardanianews

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

dardanianews