December 22, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, sonte një Prime që do të shkundë banorët dhe publikun LIVE!

Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi spektakli LIVE më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit anëmbanë.

Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime.

Një e vërtetë do t’i ‘godas’ befas banorët, ku “Vëllai i Madh” ka vendosur që tua kumtojë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4.

E surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit.

Sonte, rrëfim të jashtëzakonshëm e tejet emocionues na pret nga njëra prej banoreve,  e cila ka zbuluar linjën e jetës, transmeton klankosova.tv.

E natyrisht, njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimit rrugëtimin për tu bërë pjesë e finales së BBVK3.

Kush do të triumfojë e kush do të ndjejë presionin e spektaklit?

Të gjitha këto mund ti ndiqni LIVE në kanalin e Big Brother VIP Kosova në Youtube.

Mos e humbisni, sepse “zjarri” është gati të ndezë ekranet tuaja!

Related posts

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

dardanianews

U filmua teksa po dhunonte vajzën e mitur të bashkëshortit, ‘reagon’ ish banorja e BBA /DETAJET👇

dardanianews

Publikohet video se si Buci i “kallte” dasmat si këngëtar

dardanianews