7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Zjarr te Muzeu Etnologjik në Prishtinë, digjen disa kabllo elektrike

Një shtyllë elektrike në Prishtinë afër Muzeut Etnologjik është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me Zjarrfikësit e Kosovës ku kanë thënë se ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Sipas përgjigjes së zjarrfikësve zjarri nuk ishte i madh.

Malë Gashi, përfaqësues i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, tha se janë djegur dy apo tre ora të rrymës dhe se zjarri është shuar.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në vendin e ngjarjes, tashmë e kanë shuar zjarrin. Aty janë përfshirë nga flaka 2 apo 3 ora të rrymës elektrike dhe disa tela në shtylla”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/

Related posts

Ukraina: Kemi shkatërruar 50 depo ruse me sistemet HIMARS

dardanianews

Pas Drecunit, edhe Gjurici i jep zjarr Gjykatës Speciale

dardanianews

Në 2011-ën VV rrokulliste kamionët me mallra serbe, Haki Abazi mbështeste bizneset në Serbi

dardanianews