4.2 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeShqipëri

Zjarrfikësit e Tiranës në zi, ndahet papritur nga jeta heroi që shpëtoi nga zjarri foshnjën

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri njofton këtë mëngjes se ka ndërruar jetë zjarrfikësi i Tiranës, Klevis Qato. Një lajm i trishtë që ka tronditur kolegët dhe të gjithë miqtë, për ikjen e papritur të një qytetari e familjari model.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të zjarrfikësit Klevis Qato, pas një sëmundjeje të rëndë. Humbja e tij është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për shërbimin zjarrfikës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të.

Klevisi do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë në shërbim të komunitetit.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qato, kolegët dhe miqtë e tij, duke iu qëndruar pranë në dhimbjen e madhe që kanë pësuar. U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm”, thuhet në mesazhin e DPMZSH.

Për newsbomb.al dhe gjithë qytetarët e Tiranës, zjarrfikësi Klevis Qato nuk është i panjohur. Katër vite më parë, ne i kemi dedikuar atij një artikull special, për kryerjen me heroizëm të detyrës, kur shpëtoi një foshnjë 3 muajshe nga një pallat në flakë në zonën e Freskut.

Atë kohë, garazhi i një pallati u përfshi nga flakët dhe banorët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Mes banorëve ishte edhe një foshnje 3 muajshe, që për ta shpëtuar nga asfiksia forcat zjarrfikëse vendosën që ta evakuonin nga ballkoni. Klevis Qato u ngjit në lartësi me autoshkallë, e mori në krahë foshnjën e mbështjellë me batanije dhe e zbriti në tokë.

Zjarrfikësit e Tiranës në zi, ndahet papritur nga jeta Klevis

Zjarrfikësi Klevis Qato, ne 2021 kur shpetoi foshnjen

Teksa zbriste shkallët me foshnjën në duar, të gjithë sytë e banorëve ishin te zjarrfikësi, që u dukej si një SUPER-HERO i cili kishte ardhur për t’i shpëtuar jetën vogëlushit. Klevis Qato u shpreh për newsbomb.al se vogëlushi ishte në gjumë deri në mes të rrugës dhe më pas u zgjua.

Sot, fatkeqësisht zjarrfikësi hero i Tiranës ka ndërruar jetë papritur dhe redaksia e newsbomb.al i bashkohet ngushëllimeve të ndjera për familjen dhe kolegët e Shërbimit Zjarrfikës, të cilët ashtu si Klevis Qato, punojnë çdo ditë me vetëmohim për të shpëtuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Related posts

Ky është shqiptari që stërvit ukrainasit për luftë: Çdo ditë trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe

dardanianews

Haxhiu thotë se LDK-ja dhe VV-ja janë hajna

dardanianews

Flet Berat Buzhala pasi i dyshuari që e sulmoi nuk është pjesë e Vetëvendosjes

dardanianews