4.2 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
Lajme

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe njëri nga hartuesit e kushtetutës: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

Profesori i Juridikut, një ndër hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami në një intervistë për emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për Avdullah Hotin si mandatar për kryeministër.

Bajrami ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vendimi i duhur dhe ka bërë që partitë e Kosovës që ndalen së shkeluri kushtetutën.

 

“Duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cilido vendim i kësaj gjykate duhet të merret menjëherë në zbatim, nuk i lejohet askujt që të marrë asnjë veprim që nuk është në pajtueshmëri të plotë më vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë shumë akt pozitiv vendosja e masës së përkohshme sepse një masë e tillë ka parandalu devijimet kushtetuese apo gabimet apo thyerjet ë mëtejshme të Kushtetutës dhe ju ka dhënë kohë partive politike qe të ulin gjakrat dhe të bëjnë një lloj abstenimi nga thyerja e Kushtetutës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që pret që Gjykata Kushtetuese të vendos për zgjedhje sepse sipas tij gjithmonë sovrani është ai që zgjedhë dhe gjithçka varet nga populli.

Cdo zgjidhje tjetër sipas Bajramit do ta fuste vendin në krizë.

“Unë pres që Gjykata ti japë një epilog kësaj pune. E kujtojmë rastin pothuajse të njëjtë të vitit 2014 për VLAN-in, por unë edhe atherë isha i bindur se çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike.”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Këtu mund ta ndiqni emisionin e plotë:

Related posts

Familja Geci reagon pasi Specialja përmendi komunikatën 59: Krasniqi e Selimi thanë të vërtetën

dardanianews

Ekskluzive: Paralajmërime për sulme armiqësorë në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nënto

dardanianews

Marko Djuric sulmon Gazetën Express: Po bën përpjekje që ta dëmtojë luftën tonë të përbashkët

dardanianews