November 5, 2024
DardaniaNews
KulturëLajme

𝐅𝐫𝐲𝐦𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐯𝐝𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, 𝐦𝐛𝐫ë𝐦𝐣𝐞 𝐧ë𝐧 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞𝐬𝐞

Mbrëmja Kulturore në nder të Ismail Kadaresë mblodhi krijues dhe diplomatë në Luzern të Zvicrës.
Shkruan: Bardhec Berisha – Bardhi

Të shtunën më 19.10.2024, në bibliotekën e shoqatës humanitare Nënë Tereza në Luzern (Zvicër), në një atmosferë mbresëlënëse u organizua mbrëmja përkujtimore “Pas lamtumirës” (Post Mortem), kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Në këtë mbrëmje të titulluar “𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞: 𝐞 𝐩𝐚𝐯𝐝𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐣𝐚 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐫𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐞̈𝐫𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐭” u përkujtua jeta dhe vepra e Kadaresë, një prej ikonave më të mëdha të letërsisë botërore dhe shqiptare. Pas mbajtjes së një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Ismail Kadaresë, zonja Hava Kurti – Krasniqi, moderatore, përshëndeti të gjithë të pranishmit.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik shqiptar, si dhe një numër i madh dashamirësh të fjalës së shkruar, përfshirë shkrimtarë dhe krijues të ndryshëm shqiptarë, por edhe zviceranë. Mbrëmjen letrare më fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e hapi kryetari i shoqatës Nënë Tereza, Nue Zalli.

Këtë manifestim kulturor në emër të ambasadës së Shqipërisë e përshëndeti diplomati Valon Gashi, kurse në emër të ambasadës së Kosovës diplomatja Makfire Azemi. Me pjesëmarrjen e tij këtë mbrëmje e nderoi dhe e bëri edhe më madhështor Dr. don Anton Uka, misionar i misionit katolik shqiptar në Luzern.

Gjatë mbrëmjes u lexuan kumtesa nga shkrimtarët pjesëmarrës, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi ndikimin e jashtëzakonshëm të veprës së Kadaresë në kulturën dhe historinë shqiptare.

Më kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari z. Ndue Ukaj, mysafirë nga Kosova, me kumtesën e tij të titulluar: “𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞: 𝐤𝐫𝐲𝐪𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞.” Shkrimtari zviceran z. Pabllo Haller me kumtesën e tij: “𝐃𝐞𝐧 𝐔̈𝐛𝐞𝐫𝐰𝐚𝐜𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐧 𝐮̈𝐛𝐞𝐫𝐰𝐚𝐜𝐡𝐞𝐧”, shqip “𝐕𝐞̈𝐳𝐡𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐳𝐡𝐠𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭.” Kurse shkrimtari z. Musa Jupolli, bashkëveprues (Francë) i I. Kadaresë, me punimin e tij: 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐫𝐠𝐢𝐦. Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar në Zvicër, z. Abas Fejzullahi prezantoi punimin e tij: 𝐕𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈. Referuesi i fundit ishte nikoqiri i kësaj mbrëmje përkujtimore, shkrimtari z. Bardhec Berisha- Bardhi, i cili referoi me temën: “𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐞𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞: 𝐚𝐩𝐨 𝐑𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐞̈𝐭 𝐩𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞.”

Nën tingujt e flautës ekzekutuar nga motrat Morena dhe Puhiza Shala dhe të poezive të Kadaresë, mbrëmja u bë edhe më madhështore.

Mbrëmja kulturore u moderua me profesionalizëm nga zonja Hava Kurti Krasniqi, duke krijuar një rrjedhë të harmonishme dhe të angazhuar të diskutimeve dhe leximeve.

Kjo mbrëmje u shqua jo vetëm për përmbajtjen e pasur kulturore, por edhe për frymën e bashkimit të komunitetit krijues dhe atij diplomatik, duke krijuar një platformë reflektimi mbi trashëgiminë e pavdekshme të Ismail Kadaresë.

Pas diskutimeve, të ftuarit u bashkuan për një apero të përbashkët, ku vazhduan bisedat në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, duke shkëmbyer ide mbi letërsinë dhe trashëgiminë kulturore, por edhe mendime të tjera të jetës së përditshme.

#IsmailKadare #LetërsiaShqipe #KadareNëMërgim #LetërsiaBotërore #KulturaShqiptare #MbrëmjeKulturore #NënëTereza #KomunitetiKrijues #Luzern #Zvicër #FjalaShkruar #IdentitetiEvropian #TrashëgimiaKulturore #PavdekshmëriaLetrare

Related posts

Pacolli: AKR përfundimisht në opozitë!

dardanianews

​Berisha i drejtohet Vuçiqit: Mos tento destabilizim në Kosovë, do të përballesh me reagimin si komb

dardanianews

Wuhan, Kinë: Zhduket doktoresha që zbuloj pandeminë Covid-19

dardanianews