Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një parashikim të motit për fundjavën dhe përgjatë muajit maj.
Ajo u shpreh se të shtunën dhe të dielën na pret një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Do të ketë reshje shiu, temperatura të ulëta dhe problematike do të jetë paramtri i erës.
Sipas saj, java e fundit e majit vjen me ndryshime pasi rikthehen temperaturat e larta.
“Presim të shtunën dhe të dielën një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Nesër është kryesisht me mot gri, do të ketë rrebeshe, reshje shiu dhe temperatura që do të ulen. Ndërkohë e diela, edhe pse përmirëson reshjet, pra janë vendosur vetëm në zonat malore dhe nuk ka pjesa më e madhe e territorit, do të jetë freskët. Është një fundjavë krejt ndryshe nga dy fundjavat e tjera të majit, duke qenë se është prezent dhe parametri i erës.
Ngjyra pink do të thotë se janë zonat që do të marrin më shumë reshje. Ngjyra blu do të thotë që i gjithë territori shqiptar, duke përjashtuar zonat gri, kanë temperatura më të ulëta, pra është më freskët se ç’duhet të jetë, duke përjashtuar Tiranën, Durrësin, Beratin, Fierin, Sarandën dhe Vlorën që janë pak a shumë normale.
Problematik do të jetë parametri i erës, i cili ka filluar që sot por që nesër do të ketë një forcim akoma më të fortë. Zonat e jugut dhe pse do kenë më pak reshje, problem do të jenë më shumë stuhitë e forta të erës. Si pasojë do të ketë një pezullim të përkoshëm të mjeteve lundruese përgjatë të shtunës dhe më pas të dielën e rikuperon menjëherë. E diela do të ndihet akoma më e freskët pasi bien sërish temperaturat, shkojnë 3-4 gradë minimalet dhe maksimumet 21-23 gradë. Deri pas datës 21 maj mbetemi në këto ujëra me këto vlera. E më pas kemi javën e fundit që vjen me ndryshime përsa i përket situatës termike, pra rikthehen temperaturat e larta”, tha Lajda Porja në studion e “Wake Up”.

