Pas skandalit të madh të shuplakës mes dy vajzave në reality show-n “Përputhen”, një tjetër ish-konkurrente ka dhënë disa deklarata bombastike për produksionin.
Xheni Brahaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku i është përgjigjur pyetjeve thumbuese të moderatores Ester Bylyku.
Ish-konkurentja tha se nga stresi ajo kishte kaluar në paralizë krahu, por jo vetëm.
Xheni u shpreh: Ka qenë një moment i tmerrshëm për mua kur mora një telefonatë se babai im ishte shumë sëmurë. Prapë e mblodha veten dhe u mundova të mos e shfaq. Produksioni ishte në dijeni të gjendjes sime, dhe atë ditë ndodhën shumë zënka.’
Fillimisht ajo u shpreh se produksioni e kishte gënjyer duke i thënë se do të bëhej pjesë e ‘Përputhen VIP’, e më pas kishte ndryshuar kontratën.
Gjatë rrëfimit të saj Xheni filloi të dridhej dhe moderatorja Ester Bylyku është mundur që ta qetësojë.
E pyetur nga moderatorja nëse zenkat ishin të planifikuara, Xheni u shpreh:
‘Po, mesa më kanë thënë konkurrentët, kanë qenë të planifikuara.’