23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

“Babai im në gjendje kritike për jetën, produksioni në TCH planifikonte sherre të dilja keq” – Rrëfimi shokues i konkurrentes

 

Pas skandalit të madh të shuplakës mes dy vajzave në reality show-n “Përputhen”, një tjetër ish-konkurrente ka dhënë disa deklarata bombastike për produksionin.

Xheni Brahaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku i është përgjigjur pyetjeve thumbuese të moderatores Ester Bylyku.

Ish-konkurentja tha se nga stresi ajo kishte kaluar në paralizë krahu, por jo vetëm.

Xheni u shpreh: Ka qenë një moment i tmerrshëm për mua kur mora një telefonatë se babai im ishte shumë sëmurë. Prapë e mblodha veten dhe u mundova të mos e shfaq. Produksioni ishte në dijeni të gjendjes sime, dhe atë ditë ndodhën shumë zënka.’

Fillimisht ajo u shpreh se produksioni e kishte gënjyer duke i thënë se do të bëhej pjesë e ‘Përputhen VIP’, e më pas kishte ndryshuar kontratën.

Gjatë rrëfimit të saj Xheni filloi të dridhej dhe moderatorja Ester Bylyku është mundur që ta qetësojë.

E pyetur nga moderatorja nëse zenkat ishin të planifikuara, Xheni u shpreh:

‘Po, mesa më kanë thënë konkurrentët, kanë qenë të planifikuara.’

Related posts

Era Istrefi me twerk “çmend” fansat në diskotekë

dardanianews

Kompania që ndërtoi gazsjellësin rus paraqet kërkesën për falimentim

dardanianews

Lajmi i fundit: Ky është banori që pritet të hyjë të premten në Big Brother Vip Kosova?

dardanianews