Një ngjarje horror është shënuar në Afrikë. Një 2- vjeçar i quajtur Paul Iga është përballur me një skenë të frikshme, teksa është sulmuar nga një hipopotam pranë liqenit ëduard, Ugandë. Pasi e sulmoi, kafsha e cila doli buzë liqenit për t’iu afruar fëmijës, e gllabëroi atë dhe më pas e nxorri sërish nga stomaku. Dëshmitar i skenës së frikshme ishte Chrispas Bagnoza i cili filloi të gjunate me gurë hipopotamin në përpjekje për të ndaluar atë, shkruan Dailymail.
Hipopotami i cili u gjend në panik për këtë, pasi gëlltiti gjysmën e trupit të 2- vjeçarit, e ka nxjerrë atë nga goja dhe më pas është futur sërish në ujë. I mituri Paul Iga u plagos dhe u dërgua në një klinikë për trajtim, ai i mbijetoi mrekullisht sulmit.
Raportohet se djali i ri u transferua në një spital në Bëera, por u lirua pasi mori një vaksinë kundër tërbimit. Në një deklaratë, Policia e Ugandës tha: “Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël. U desh guximi i një Chrispas Bagonza, i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar viktimën pasi e qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja.”
Raportohet se djali i ri u transferua në një spital në Bëera, por u lirua pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.