8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedKurioziteteNatyra

2-vjeçari gllabërohet nga hipopotami, u gëlltit e më pas e nxjerr nga stomaku, i mituri shpëton mrrekullisht

Një ngjarje horror është shënuar në Afrikë. Një 2- vjeçar i quajtur Paul Iga është përballur me një skenë të frikshme, teksa është sulmuar nga një hipopotam pranë liqenit ëduard, Ugandë. Pasi e sulmoi, kafsha e cila doli buzë liqenit për t’iu afruar fëmijës, e gllabëroi atë dhe më pas e nxorri sërish nga stomaku. Dëshmitar i skenës së frikshme ishte Chrispas Bagnoza i cili filloi të gjunate me gurë hipopotamin në përpjekje për të ndaluar atë, shkruan Dailymail. 

Hipopotami i cili u gjend në panik për këtë, pasi gëlltiti gjysmën e trupit të 2- vjeçarit, e ka nxjerrë atë nga goja dhe më pas është futur sërish në ujë. I mituri Paul Iga u plagos dhe u dërgua në një klinikë për trajtim, ai i mbijetoi mrekullisht sulmit.

Raportohet se djali i ri u transferua në një spital në Bëera, por u lirua pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.  Në një deklaratë, Policia e Ugandës tha: “Ky është incidenti i parë i tillë ku një hipopotam u largua nga liqeni Eduard dhe sulmoi një fëmijë të vogël. U desh guximi i një Chrispas Bagonza, i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar viktimën pasi e qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja.”

Raportohet se djali i ri u transferua në një spital në Bëera, por u lirua pasi mori një vaksinë kundër tërbimit.

 

Related posts

Shtetasi serb gjakos policin e Kosovës në Jarinjë, refuzoi ta tregojë dokumentacionin

dardanianews

Eksperti paralajmëron zhvillime dramatike: Glauk Konjufca apo Atifete Jahjaga kryeministër i ri?

dardanianews

DJALI I THAÇIT E ZBULON SE GJITHÇKA ISHTE MERITË E PRESIDENTIT ME RRËZU QEVERINË! MADJE ME ‘EZKEKUTIM’!

dardanianews