15.3 C
New York
October 4, 2026
DardaniaNews
Showbiz

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi aksidentalisht kishte aspiruar një gjilpërë, e cila kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke i shkaktuar vështirësi të mëdha për të marrë frymë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ka arritur të largoj gjilpërën përmes aparaturës.

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK bën apel për kujdes të shtuar në situata të tilla, duke theksuar: “Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm për të shmangur rreziqe të tilla për shëndetin.” /Telegrafi/

 

Related posts

Eli Fara i paska pamjet më të ‘rënda’ nga krejt gratë e tjera, dalin VIDEOT e nxehta të 59-vjeçares në zyrë

dardanianews

Ditë zie në familjen e Robert Berishës

dardanianews

Gjesti me dyshime, pyet Valbonën: Kur ke nejt me Jozin ti që e bane shok?

dardanianews