30.9 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Fotot/ Pas ndarjes nga Ben Affleck, diva Jennifer Lopez nuk lëshon nga dora truprojën e re

Jennifer Lopez ka një truproje të re, e cila nuk ishte pjesë e ekipit të saj kur u martua me Ben Affleck.

Të enjten në Londër diva nga Bronx u pa duke u kapur për dore me një djalë të ri bjond që dukej se ishte me origjinë skandinave.

Ylli 55-vjeçar buzëqeshi teksa po dilte nga një SUV i madh i zi, edhe pse takat e saj nuk ishin aq të larta, sërish truproja e mbante prej dore.

Sa herë që është me Lopez, ai shihet me një xhaketë sportive gri me një spilë argjendi në xhaketë e tij që lexon PG.

“Ai është një shtesë e re në ekipin e saj të sigurisë, por nuk është i vetmi. Ajo ka disa roje sigurie rreth saj sa herë që del jashtë”, tha një burim për DailyMail.com.

Kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur aktorja e Atlas bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Affleck prej dy vitesh.

Lopez ka përdorur truproja për 25 vitet e fundit pasi fama e saj është rritur. Në të kaluarën ajo ka përdorur një ekip truprojesh izraelite dhe disa anëtare femra të sigurisë.

360grade.al

Related posts

Të gjithë banorët kundër Gani Gërmisë

dardanianews

Pritja mori fund, lajmi i ri vjen nga Linda Halimi

dardanianews

Kush po ndjek kë? Misteri mes Xhenetës, Gjestit dhe Eglit

dardanianews