November 2, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbizSport

Mesazh befasues për Gjestin nga Armando Broja? Banori zhgënjen me reagimin

Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh.

Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.

Megjithatë, Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është?”.

Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”.

Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”.

Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.

Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.

Related posts

Mimoza Mustafa përmbi 50 vite jetë, por ende në top formë

dardanianews

Moment “i nxehtë” mes Londrimit dhe Elijonës: del VIDEO duke u puthur!

dardanianews

“Parashqevia do takohet me ish-burrin dhe djalin”, deklarata e familjes Nofle: Nuk donim ta ndanim nga Luka, por…

dardanianews