17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Elegancë në dasmën familjare – Lola Haradinaj publikon një fotografi me Dautin nga paraqitja e tyre glamuroze

Elegancë në dasmën familjare – Lola Haradinaj publikon një fotografi me Dautin nga paraqitja e tyre glamuroze.

Ish-prezantuesja e RTK-së, Lola Haradinaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një imazh të veçantë, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, deputetit Daut Haradinaj, në një paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fotografia është realizuar në dasmën e vëllait të saj, një ngjarje familjare që u mbajt para pak ditësh dhe që u shndërrua në një festë të elegancës dhe stilit. Të dy u shfaqën të koordinuar deri në detaj, me një stil klasik por tejet tërheqës.

Lola kishte zgjedhur një fustan të artë, me shkëlqim delikat dhe prerje që i vinte në pah siluetën. Ngjyra e fustanit, një përzierje mes të artës dhe të bronztës, i përshtatej në mënyrë perfekte tenit të saj të nxirë, ndërsa modeli i hapur në supe shtonte një dozë elegance dhe feminiteti.

Aksesorët e saj, një çantë me zinxhir të artë dhe vathët diskretë, plotësonin me finesë të gjithë pamjen glamuroze.

Foto: Lola Haradinaj/Instagram

Ndërkohë, deputeti nga Deçani kishte zgjedhur një kostum klasik të zi me kravatë të errët, duke reflektuar seriozitetin dhe rafinimin që e karakterizon.

Syzet e zeza i jepnin paraqitjes një prekje moderne dhe misterioze, ndërsa qëndrimi i tij i sigurt krah bashkëshortes e përforconte imazhin e një çifti të harmonizuar dhe me klas.

@Drenusha Xharra #dress @Jannaisufi #makeup ♬ original sound – Lola Haradinaj

 

Postimi i Lola Haradinajt në Instagram është shoqëruar me shumë komente pozitive dhe komplimente nga ndjekësit, që kanë vlerësuar si përzgjedhjen e tyre të veshjes ashtu edhe energjinë që ata reflektojnë si çift. /Telegrafi

Related posts

Luizi takohet me fituesin e Big Brother Kanada që ndoqi lojën e tij, befason me fjalët për të

dardanianews

Arta Bajrami e kuqe “flakë”, për festat e fundvitit

dardanianews

Getinjo ka dy fjalë për Gjestin

dardanianews