January 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

500 marinarë rusë kanë vdekur pas fundosjes së kryqëzorit “Moskva”

Zemra” e flotës ruse ‘Moskva’ u fundos pasi u sulmua nga raketat ukrainase dhe më pas pati shpërthime të forta.

Gazeta britanike, The Mirror, sjell një pasqyrim të të gjithë ngjarjes, duke filluar nga momenti i sulmit, e deri te fundosja. Nga fotot satelitore anija “Moskva” mund të shihet e kapluar nga zjarri. Ndërkohë më shumë se 500 anëtarë të ekuipazhit u vranë.

Anton Gerashchenko, nga Ministria e Brendshme e Ukrainës, tha se “shpërthimi ishte aq i fortë, sa që anija u fundos brenda pak minutash”.

Gerashchenko tha se “i gjithë ekuipazhi i kryqëzorit Moskva vdiq”.

E vërteta për shpërthimin u fsheh qëllimisht nga zyrtarët rusë. Ndërkohë për marinarët e saj në Sevastopol u mbajt një ceremoni, pasi të afërmit e ekuipazhit kundërshtuan urdhrat rusë për të mos marrë pjesë.

Një kurorë u vendos pranë një statuje ku shkruhej: “Për anijen dhe marinarët”. Burime në Ukrainë kanë pohuar gjithashtu se kapiteni i anijes, kapiteni i rangut të parë, Anton Kuprin, 44 vjeç, u vra gjithashtu.

Por vdekja e tij nuk është konfirmuar ende nga Moska.

Related posts

IKSHPK: Tri raste të dyshuara me koronavirus rezultojnë

dardanianews

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

dardanianews

Dua Lipa: Gjyshi im u pushua nga puna, s’pranoi kërkesën e serbëve, të falsifikonte historinë e Kosovës

dardanianews