August 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

935 të vrarë në Iran nga sulmet ajrore të Izraelit

Rreth 935 persona humbën jetën në Iran gjatë luftës ajrore 12-ditore me Izraelin, sipas të dhënave të fundit të mjekësisë ligjore të bëra publike nga zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir. Ndër viktimat përfshihen 38 fëmijë dhe 132 gra.

Sipas autoriteteve izraelite, objektivat e goditura përfshinin udhëheqës ushtarakë, baza strategjike, shkencëtarë dhe lokacione të programit bërthamor iranian.

Në fundjavë u zhvillua një funeral shtetëror në Teheran për rreth 60 prej viktimave, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Arkivolet e mbështjella me flamurin iranian dhe me portretet e të ndjerëve u shoqëruan nga turma të mëdha në Sheshin Enghelab, mes brohoritjeve dhe sloganeve kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Konflikti përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga fuqitë ndërkombëtare, pasi SHBA-të ndërhynë drejtpërdrejt me sulme ndaj qendrave kryesore bërthamore në Iran.

Autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar ende shifrën e plotë të të plagosurve apo dëmet materiale të shkaktuara.

 

Related posts

Rishfaqet Shoigu: Dy porte të Ukrainës gati për të eksportuar grurë

dardanianews

Tronditë avokati Halilaj: Dosjet e Speciales që shkuan në zyrat e OVL-UÇK-së, u blenë nga ish-prokurorët serbë, ja sa milionë kushtuan ato?

dardanianews

Granata dore, bombola gazi e armë zjarri përdorën serbët në veri kundër policisë, doganës e gazetarëve

dardanianews