30.6 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
Shëndetësi

56 TË SHËRUAR DHE 53 RASTE ME COVID-19!

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Related posts

Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

dardanianews

Skandaloze: Stafi mjekësor shikojnë Big Brother në orar të punës, pacientët sillen në korridore

dardanianews

‘Zhduket’ Koronavirusi në këtë shtet të Botës, nis jeta normale

dardanianews