18.9 C
New York
May 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe largimin e saj nga partia.


Hoti ka thënë se nëse Osmani do t’i bie pishman, do ta pranonin sërish të kthehej në LDK, pasi siç thotë ai e gjithë LDK e ka mbështetur atë në kandidaturën e saj për kryeministre, shkruan Reporteri.net.

“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër. Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK-ja.”, ka thënë Hoti në Oxygen.

Kujtojmë se Vjosa Osmani doli kundër zgjedhjes së Hotit si kryeministër, madje nuk mori pjesë as në seancën kur u votua Qeveria Hoti.

Pak ditë më vonë ajo u shkarkua nga të gjitha pozitat e saj udhëheqëse në LDK.

E pas kësaj ajo ka deklaruar se rrugët me LDK-në janë ndarë, po atë ditë. /Reporteri.net

 

Related posts

Vjosa Osmani publikon një fotografi të paparë më herët të Ibrahim Rugovës

dardanianews

Ish-gjenerali rus, që ishte munduar ta ndalte hyrjen e NATO-s në Kosovë, paralajmëron Putinin

dardanianews

Edi Rama reagon pas sulmit ruso-ukrainas në Gramsh: Tre individët dyshohen për spiunazh

dardanianews