20.5 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

Krim në Drenas: Nëna ia mundëson partnerit jashtëmartesor ta dhunojë vajzën e saj 14-vjeçare

Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Express mëson se gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari.

Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.

Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Gazeta Express mëson se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.

Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar.

Derisa, gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore.

Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.

Gazeta Express ka raportuar edhe më parë rreth këtij rasti, ndërsa vajzës pritet t’i bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Gazetën Express kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express thanë se nga muaji janar e deri në muajin gusht për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste të dhunimit seksual. /Express/

 

Related posts

Reperi i famshëm vdes nga koronavirusi

dardanianews

Vdes në moshën 83 vjeçare “Mbretëresha e Rock n Rollit” Tina Turner

dardanianews

Ky është burri 58-vjeçar që dyshohet se e dhu*oi sek*ualisht një 14-vjeçare në Prishtinë

dardanianews