August 3, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Anëtari i ‘Capave’ i vrarë- Këta janë 5 të plagosurit/ EMRAT

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Ngjarja tragjike që tronditi banorët në orët e vona të së dielës ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës, shkruan Insajderi. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.

Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes që njihen si ‘Capat’.

Ndërsa personat e plagosur që po trajtohen në Emergjencë janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.


Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

Related posts

Ndahet nga jeta në moshë të re Albulena Latifi nga Gjilani

dardanianews

Rrufeja godet për vdekje një 20-vjeçar në livadh

dardanianews

E dhimbshme: Kjo është 34-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht, dyshohet se ra nga kati i dytë i hotelit ku po qëndronte

dardanianews