9.6 C
New York
November 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Serbia i njeh kufijtë e Kosovës, pas 9 vjetësh pranon..!

Është dashur që të kalojnë plotë nëntë vite që Serbia të fillojë të respektojë dhe implementojë marrëveshjen për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve e cila ishte nënshkruar  në vitin 2011 kur në emër të palës kosovare negocionte Edita Tahiri. 

 

Në kohën e vendosjes së firmave në një marrëveshje të tillë, pala kosovare kishte deklaruar se Serbia edhe ligjërisht ka pranuar pavarësinë e Kosovës, derisa nga pala serbe ishte thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes së IBM-së nuk nënkuptohet njohja e Kosovës.

Për fillimin e implementimit të një marrëveshje të tillë nga Serbia, ka reaguar qeveria amerikane dhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, të cilët kanë përgëzuar shtetin serb meqë tashmë janë pajtuar që doganierët t’i vendosin në ndërtesën e përbashkët të financuar nga Bashkimi Evropian në pikën kufitare në Merdare të cilës pala serbe megjithatë i referohet si linjë administrative.

erbia e bën funksional pikëkalimin në Merdare”, thuhet në reagimin e Richard Grenell.

Edhe zëdhënësja e Sekretarit Amerikan ka komentuar veprimin e Serbisë për t’u vendosur në ndërtesën e financuar nga Bashkimi Evropian, duke e quajtur si hap të mirë.

E ambasadori amerikan në Beograd, një veprim të tillë të shtetit serb e ka ndërlidhur me zhvillimet dhe marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, ku palët janë zotuar edhe për krijimin e MiniSchengenit.

Derisa Policia e Kosovës për Gazetën Express kanë konfirmuar se janë të vendosur kaherë në ndërtesën e Bashkimit Evropian për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me kohë janë vendosur në objektin në fjalë dhe janë duke i realizuar detyrat sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore”, kanë thënë për Express nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Gurthemeli i kësaj pike kufitare ishte vënë në shkurt të 2017-s, derisa Serbia në mënyrë konstante kishte refuzuar që të vendosej në ndërtesën e përbashkët.

Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Kufijve ishte nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur negociatat nga pala kosovare i drejtonte Edita Tahiri, derisa nën anën tjetër ishte Borko Stefanoviq.

Një marrëveshje e tillë për vite të tëra kishte mbetur në sirtarët e Serbisë meqë s’pranonte të implementonte, derisa Kosova ka vite që është vendosur në ndërtesën e BE’së për /GazetaExpress

 

Related posts

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

dardanianews

Ky është projekti që do ta afrojë Ulqinin me Velipojën në 1 kilometër

dardanianews

Në Francë shërohen 78 nga 80 pacientë të kuruar, mjeku Raoult zbulon shpëtimin nga koronavirusi

dardanianews